Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Kuvendit që të mblidhet urgjentisht për të votuar plotësim-ndryshimin e ligjit të kërkuar nga qytetarët.
Të lidhura
None found
Përmes një reagimi, Ramadani ka kërkuar që seanca të thirret menjëherë dhe ka ngritur pyetjen se çfarë po pret Kuvendi.
“Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?”, ka shkruar ai.
Ai ka insistuar që kërkesa e protestuesve të procedohet dhe projektligji të hidhet në votim pa asnjë vonesë.
