Kombëtarja shqiptare do të luajë sot ndeshjen e radhës në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku përballë do të ketë Finlandën. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Olympic” të Helsinkit dhe do të nisë në orën 15:00.
Të lidhura
None found
Për kuqezinjtë kjo sfidë konsiderohet më e vështirë se dy përballjet e mëparshme, si për shkak të nivelit të kundërshtarit, ashtu edhe për historinë mes dy skuadrave. Trajneri italian pritet ta ketë grupin e plotë, me përjashtim të Luis Hasës, i cili mund të rikthehet vetëm në ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, që do të luhet të martën e ardhshme në “Air Albania”.
Shqipëria kërkon gjithashtu të thyejë një pritje 46-vjeçare, pasi nuk ka fituar në Finlandë që prej 46 vitesh. Tri pikët do t’i jepnin skuadrës mundësinë të merrte kreun dhe do të forconin besimin pas 6 pikëve të grumbulluara deri tani. Megjithatë, përballjet direkte mbeten të paparashikueshme dhe gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.
