Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garën presidenciale nëse 6 deputetë të LDK-së premtojnë se do të qëndrojnë në sallë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Bekim Sejdiu mund të rikthehet si kandidat për president nëse gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët nuk e kanë mbështetur kandidaturën e tij, japin garanci se do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit gjatë votimit, raporton Ekonomia Online.

Të lidhura

None found

Sipas Haxhiut, tërheqja e Sejdiut nga gara erdhi si pasojë e mungesës së mbështetjes nga këta deputetë. Ajo ka sqaruar se marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e tij vazhdon të jetë në fuqi.

“Kandidati për president është zoti Bekim Sejdiu. Ai u tërhoq nga gara për shkak se nuk e kishte mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët nuk e përkrahën. Ne nuk jemi tërhequr nga marrëveshja. Jam e bindur se, nëse do të ketë një deklarim se ata do të qëndrojnë në sallë, zoti Sejdiu do të rikthehet. Ai u tërhoq sepse nuk i kishte votat”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se rikandidimi i Sejdiut mund të bëhet realitet në rast se sigurohen votat e domosdoshme në Kuvend, duke vënë në pah edhe cilësitë e tij profesionale dhe morale.

“Mendoj se, nëse ka garanci se janë 2/3-at në Kuvend, atëherë ai do të rikthehet. E kam vlerësuar faktin që ai pranoi të jetë kandidat i përbashkët i Vetëvendosjes dhe LDK-së, ndërsa çmoj integritetin e tij të lartë profesional dhe moral. Zoti Sejdiu ka shërbyer me dinjitet kudo ku ka qenë, ndaj kam konsideruar se një figurë e tillë është e përshtatshme për postin e presidentit”, është shprehur Haxhiu.

Sa i përket përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike, Haxhiu ka bërë të ditur se negociatat po udhëhiqen nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të tregohen serioze dhe konstruktive.

“Negociatat i drejton kryeministri Kurti, njëherësh kryetari i Vetëvendosjes, dhe nga këto takime mund të dalin çështje me rëndësi për të çuar përpara proceset dhe për të shmangur dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Besoni se gabimi më i madh që mund të bëjmë tani, veçanërisht pas vendimit të Hagës, do të ishte ta çonim vendin në zgjedhje të parakohshme. Prandaj u bëj thirrje partive politike për seriozitet dhe konstruktivitet”, ka deklaruar ajo.


Shtuar më 2.10.2026 14:09

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet