VLEN: Linja hekurudhore Shkup–Prishtinë pritet të funksionalizohet vitin e ardhshëm

VLEN ka bërë të ditur se ndërmarrjet hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po punojnë për vendosjen në funksion të një linje direkte hekurudhore mes Shkupit dhe Prishtinës gjatë vitit të ardhshëm. Sipas synimit të tyre, udhëtimi mes dy kryeqyteteve do të zgjasë rreth 50 minuta.

Të lidhura

None found

Ky projekt do t’u krijonte qytetarëve një alternativë të re transporti dhe do të shkurtonte kohën e udhëtimit për ata që lëvizin për punë, studime apo vizita familjare. Ndërkohë, lidhja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po avancon edhe përmes projektit strategjik të autostradës Shkup–Bllacë.

Përfundimi i segmentit të autostradës pritet të përmirësojë qarkullimin në drejtim të Prishtinës dhe transportin e mallrave, duke e lidhur këtë aks me autostradën në territorin e Kosovës.

VLEN vlerëson se të dyja projektet janë veçanërisht të rëndësishme, pasi qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e kufirit kanë kontakte të përditshme dhe prej kohësh kërkojnë lëvizje më të shpejtë e më të lehtë. Nga kjo parti thonë se angazhimi i tyre në Qeveri është që realizimi i projekteve të përshpejtohet, në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi i qytetarëve dhe transporti i mallrave për bizneset.

Sipas VLEN-it, ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe krijimi i linjës direkte hekurudhore do ta afrojë edhe më shumë Shkupin me Prishtinën në jetën e përditshme./Telegrafi/


Shtuar më 2.10.2026 13:49

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadrdibet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet