Ganimete Musliu largohet nga mbledhja e Komisionit për Administratë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, pasi kundërshtoi rendin e ditës.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të vijojë me angazhime rutinë në një kohë kur qytetarët kërkojnë që në qendër të vëmendjes të jetë çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Musliu kërkoi që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të trajtohet si prioritet nga Kuvendi, raporton KosovaPress.

“Unë e kundërshtoj mbajtjen e një mbledhjeje rutinë, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës po kërkojnë diçka tjetër dhe ne jemi këtu për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Sipas Musliut, deputetët duhet ta trajtojnë këtë çështje pa dallime politike.

“Unë e di që ne mund të kemi dallime politike për shumë çështje, por këtu nuk guxojmë të kemi dallime, këtu duhet të jemi bashkë. Nuk ka rëndësi a jemi parti politike të ndryshme, nuk ka rëndësi a jemi nacionalitete të ndryshme, unë konsideroj që për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë çështje më prioritare se çështja e Dhomave të Specializuara në Hagë”, deklaroi Musliu.

Deputetja e PDK-së bëri të ditur se nuk do ta votonte rendin e ditës dhe se do të largohej nga mbledhja e komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Albert Kinolli, tha se pret që amendamentimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të dërgohet së shpejti në Kuvend.

Kinolli sqaroi se këtë pritshmëri e bazon në informacionet e marra nga kryeministri.

“Sipas informacioneve që i kemi nga kryeministri, ne urojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt amendamentimi i ligjit, i projektligjit për Gjykatën Speciale do të vijë në Kuvend, dhe urojmë më të mirën për luftëtarët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht gjenden të gjykuar në Hagë. Uroj që ata çlirimtarë sa më shpejt të kthehen në shtetin tonë, në tokën e tyre, ku kanë dhënë kontribut për këtë liri dhe pavarësi, dhe po ashtu t’u bashkohen sa më shpejt familjeve të tyre”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, vlerësoi se puna e këtij komisioni nuk duhet të ndalet për shkak të çështjes së Dhomave të Specializuara.

Ajo theksoi se shqyrtimi i këtij ligji i takon Komisionit për Legjislacion dhe jo Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

“Po mendoj që kjo nuk është çështje që duhet ta pengojë funksionimin e komisioneve, e aq më pak funksionimin e këtij komisioni parlamentar që s’ka të bëjë asgjë me trajtimin e këtij ligji, sepse është Komisioni për Legjislacion ai i cili ekskluzivisht do të merret me ligjin përkatës. Prandaj s’mendoj që duhet të pengohemi prej protestimeve ose kërkesave të tilla të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ne jemi qartë cila është fushëveprimtaria e këtij komisioni, prandaj duhet të ecim përpara dhe po shpresoj shumë që do të vazhdojmë të ecim përpara, sepse është fushëveprimtari e gjerë, ka një numër të konsiderueshëm të institucioneve të cilat pikërisht mbikëqyren prej këtij komisioni. Prandaj s’duhet asnjëherë të lejojmë që të pengohet puna e komisionit me kërkesa të tilla të cilat trajtohen prej një komisioni krejt tjetër, ndryshe prej tonit”, deklaroi Hyseni.


Shtuar më 2.10.2026 12:40

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet