Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohen gjatë ditës së sotme.
Të lidhura
None found
Takimi mes dy figurave politike, sipas burimeve të medias, është planifikuar të zhvillohet pasditen e kësaj të premteje.
Në qendër të bisedimeve pritet të jetë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ende nuk ka informacion zyrtar për orën apo lokacionin ku do të zhvillohet takimi.
