Spanja goditet nga vala e të nxehtit, shënohen temperaturat më të larta ndonjëherë

Vala e të nxehtit ka goditur edhe Spanjën, duke bërë që temperaturat të arrijnë vlerën 47.4 gradë Celsius në në Montoro, në provincën e Kordobës, sipas shërbimit meteorologjik spanjoll (AEMET).

“Kjo është temperature më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Spanjë”, tha zëdhënësi i AEMET, Ruben del Campo, duke theksuar se këto ishin të dhëna të përkohshme që do të duhej të vërtetoheshin në ditët në vijim.

Kjo temperaturë, e cila u regjistrua dje në orën 17: 00 sipas kohës lokale, është më e lartë se rekordi i mëparshëm, 46.9 gradë, është regjistruar më 13 korrik 2017 në të njëjtën zone./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 14:51