Gjykata Kushtetuese ka bërë publik aktgjykimin e plotë për kërkesat e PDK-së që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas vendimit, Kuvendi është konstituuar pasi kishte kaluar afati kushtetues prej 30 ditësh. Në të njëjtin aktgjykim përcaktohet se zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të përfundojë deri më 6 tetor 2026.
Në faqen 51 të dokumentit, Gjykata sqaron se afati prej gjashtëdhjetë (60) ditësh për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht 2026.
Ky afat, sipas konstatimit të Kushtetueses, skadon më 6 tetor 2026.
“Prandaj, duke marrë për bazë domosdoshmërinë e funksionimit të institucioneve kushtetuese, përkatësisht vazhdimin e funksionimit të institucionit të Presidentit, me mandat dhe pushtet të plotë kushtetues, Gjykata konsideron që Kuvendi deri më 6 tetor”, thuhet në aktgjykim.
Aktgjykimi i plotë gjendet në këtë adresë: https://api.webgjk-ks.org/Custom/2784eda1-daf6-4a6e-8e23-97a6d4e35997.pdf
