Shqipëria do të përballet me San Marinon në orën 20:45, në transfertë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve në Ligën C. Kuqezinjtë kanë përpara një mundësi të favorshme për të siguruar tri pikë të tjera, përballë një kundërshtari që në letër konsiderohet më i dobët.
Të lidhura
None found
Mundësitë e Kombëtares për t’u ngjitur në Ligën B janë rritur edhe më tej, sipas përditësimit të publikuar nga “footrankings”. Faqja e njohur në rrjetet sociale përllogarit shanset e ekipeve kombëtare për të kaluar në një ligë më të lartë.
Sipas të dhënave të fundit, Shqipëria vlerësohet me 89.9% mundësi për të kaluar në Ligën B. Kjo shifër është rreth 36% më e lartë se ajo e Finlandës, e cila në këto momente po luan kundër Bjellorusisë, me rezultatin 0-0.
Ky është një tjetër zhvillim jo i favorshëm për rivalin direkt të kuqezinjve. Shqipëria, ndërkohë, mund ta shfrytëzojë sfidën ndaj San Marinos për të marrë tri pikët dhe për të përmirësuar më tej golavarazhin.
