Numri i viktimave nga tërmeti në Haiti ka shkuar në 227 deri më tani, shkruan BBC.
Tërmeti me magnitudë 7.2 goditi perëndimin e vendit sot, duke shëmbur qindra ndërtesa, përfshirë kisha e hotele.
Kryeministri tha se ka dëme të mëdha në një pjesë të madhe të vendit dhe ai ka shpallur gjendjen e jastëzakonshme për një muaj.
Tërmeti në Haiti erdhi në një kohë kur ende vendi nuk është shëruar nga lëkundjet shkatërruese të vitit 2010.