Sergio Ramos: Duam t’i fitojmë të gjithë trofetë, Parisi magjik

PSG po luan ndeshjen e dytë në kampionat. Strasbourg është rivali i skuadrës së Mauricio Pochettinos (kryeson 3-0: Icardi, Mbappe, Draxler) në përballjen që po zhvillohet në “Parc des Princes”, aty ku ndezën atmosferën lojtarët e afruar në merkato.

Leo Messi, Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Goergino Wijnaldum kryen një paradë në stadium, momente që krijoi entuziazëm të madh te tifozët. Ish-kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos mori fjalën, ku ndër të tjera tha:

“Një ditë e veçantë, kemi një projekt të bukur për të fituar gjithçka, ky është objektivi ynë. Shpresojmë t’u dhurojmë shumë trofe tifozëve tanë, duam të luajmë një futboll të bukur dhe të fitojmë gjithçka. Parisi? Qytet magjik“, theksoi mbrojtësi spanjoll.


Shtuar 14.08.2021 21:43