Franca përfshihet nga protesta të gjera, mësuesit e zjarrfikësit në grevë dhe gjimnazistët në rrugë

Mijëra qytetarë u mblodhën në Paris dhe në disa qytete të tjera franceze, ndërsa vendi po përjeton një grevë kombëtare të mësuesve dhe zjarrfikësve. Në demonstrata morën pjesë edhe gjimnazistë, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.

Të lidhura

None found

Në disa zona, grupe adoleshentësh dogjën kosha mbeturinash. Ata shprehën pakënaqësi për oraret e mësimit, mbipopullimin e klasave dhe mungesën e stafit pedagogjik. Në protestat e tyre u përmendën gjithashtu edhe temperaturat e larta në klasa, pas vapës së jashtëzakonshme të kësaj vere.

Lëvizja nisi në rajonin e Île-de-France, në shkollat e mesme franceze të njohura si lycées, ku zhvillohen vitet e fundit të arsimit parauniversitar. Autoritetet arsimore njoftuan se gjatë ditës u bllokuan rreth 10 shkolla.

Protestat më pas u shtrinë në qytete të tjera të vendit, mes tyre Lille në veri, Marseja në jug dhe Bordeaux në perëndim. Mobilizimi i gjimnazistëve përkoi me thirrjen e sindikatave për një ditë protestash dhe grevash në rang kombëtar kundër projektbuxhetit të kryeministrit Sébastien Lecornu, aleat i afërt i presidentit Emmanuel Macron.

Drejtuesit e sindikatave deklarojnë se zemërimi qytetar ka arritur nivele të jashtëzakonshme. Ata i kërkuan qeverisë të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve dhe të rishikojë projektbuxhetin, të cilin e cilësojnë “të rrezikshëm” dhe që, sipas tyre, po e drejton Francën drejt “një përplasjeje me një mur recesioni me 200 kilometra në orë”.


Shtuar më 29.09.2026 15:03

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet