BioNTech mbyll tre fabrikat në Gjermani, preken rreth 1.800 punonjës

BioNTech, kompania që u bë e njohur globalisht për prodhimin e vaksinave kundër COVID-19, ka vendosur të mbyllë tre qendrat e saj të prodhimit në Gjermani. Vendimi prek afërsisht 1.800 vende pune.

Të lidhura

None found

BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ishin të parët që morën autorizimin për tregtimin e një vaksine kundër COVID-19, duke siguruar të ardhura prej miliarda eurosh nga shitjet. Megjithatë, kërkesa për këto vaksina ka shënuar rënie prej disa vitesh. Kompania është orientuar tashmë drejt zhvillimit të barnave kundër kancerit, por ende nuk ka marrë miratimin për nxjerrjen në treg të një produkti tjetër.

Sipas drejtuesve të BioNTech-ut, zhvillimi i terapive për trajtimin e kancerit kërkon shpenzime të mëdha. Si pasojë, gjashtëmujori i parë i këtij viti përfundoi me një humbje prej 1,35 miliardë eurosh. Kompania kishte kërkuar të shiste komplekset prodhuese në Idar-Oberstein, Marburg dhe Tybingen, por përpjekja dështoi, kryesisht për shkak të kushteve të vështira të tregut dhe klimës së investimeve.

Në uzinën e Marburgut prodhohen vaksina kundër COVID-19 që përdorin teknologjinë mRNA, si edhe ADN plazmidike. Ky i fundit është një material bazë i rëndësishëm për prodhimin e vaksinave mRNA dhe terapive qelizore. Pas njoftimit për mbylljen e fabrikave, themeluesi i kompanisë farmaceutike CureVac, dikur rivale e BioNTech-ut në garën për vaksinën kundër COVID-19, e akuzoi këtë të fundit për mashtrim.

Disa muaj më parë, edhe kompania farmaceutike Bayer paditi Pfizer dhe BioNTech, duke pretenduar se prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 kishin kopjuar patentat e saj. Ndërkohë, figurat kryesore të BioNTech-ut, çifti Ugur Şahin dhe Özlem Türeci, kanë bërë të ditur se do të largohen nga kompania, por do të vazhdojnë të jenë aksionerë të saj.


Shtuar më 29.09.2026 12:57

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet