Starship arrin për herë të parë orbitën, por misioni përfundon me shpërthim në Paqësor pas një defekti në motor

Starship, raketa e gjeneratës së re e zhvilluar nga SpaceX, realizoi të hënën, më 28 shtator, hyrjen e parë në orbitë, edhe pse gjatë fluturimit njëri prej motorëve u fik përpara kohe.

Arritja përbën një sukses të rëndësishëm për kompaninë e Elon Musk, pasi mjeti vendosi në orbitë edhe ngarkesën e parë të përbërë nga satelitë të rinj Starlink.

Të lidhura

None found

Megjithatë, misioni përfundoi rreth tre orë pas nisjes, kur Starship u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në perëndim të Kilit, dhe shpërtheu. Fluturimi ishte parashikuar të zgjaste rreth 10 orë, por u ndërpre më herët për shkak të problemit me motorin.

Sipas Reuters, mjeti pa pilot është rreth 40 kate i lartë dhe përbëhet nga përforcuesi Super Heavy dhe pjesa e sipërme Starship. Nisja u krye nga baza Starbase e SpaceX, pranë Brownsville, në Teksas.

Pas ngritjes së Starship në hapësirë, Super Heavy u drejtua drejt Gjirit të Meksikës, ku kreu një përpjekje për ulje të kontrolluar duke përdorur motorët. Pjesa e sipërme e raketës vijoi ndërkohë rrugëtimin drejt orbitës.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i SpaceX u ndoq nga rreth dy milionë përdorues të platformës X, ndërsa kompania publikoi edhe pamje të marra nga hapësira gjatë misionit.

Vështirësitë u shfaqën pasi Starship kishte kaluar tashmë në hapësirë. Njëri nga tre motorët kryesorë u ndal shumë më herët se koha e përcaktuar në planin e fluturimit.

Gjatë transmetimit, zëdhënësi i SpaceX, Dan Huot, deklaroi fillimisht se anija nuk mund të arrinte orbitën. Pas një analize të mëtejshme, inxhinierët vendosën të provonin ndezjen e motorit për të realizuar manovrën e domosdoshme.

Përpjekja rezultoi e suksesshme dhe Starship përfundoi manovrën, duke hyrë në orbitë.

Më pas, anija lëshoi njëri pas tjetrit 26 satelitë Starlink të gjeneratës së re, në një lartësi prej rreth 269 kilometrash.

Plani i misionit parashikonte që Starship të kryente gjashtë orbita rreth Tokës përpara rikthimit në atmosferë.

Fluturimi i së hënës llogaritet teknikisht si testi i 14-të i Starship, por ishte i pari që transportoi një ngarkesë në orbitë, konkretisht satelitët e rinj Starlink V3.

SpaceX thotë se satelitët V3 kanë kapacitet të përpunojnë deri në 10 herë më shumë të dhëna se modelet V2. Pasi Starship të nisë operimin e rregullt, kompania synon të dërgojë rreth 60 satelitë V3 në një mision të vetëm.

Starship është ndërtuar për të rritur ritmin e lëshimit të satelitëve Starlink, por edhe për të shërbyer në të ardhmen në misionet e NASA-s drejt Hënës. Hyrja në orbitë ishte një objektiv i shtyrë për SpaceX, pasi 13 testet e mëparshme të kryera që nga viti 2023 kishin mbetur në fazën suborbitale.

Elon Musk kishte deklaruar më herët se Starship do të arrinte orbitën që në vitin 2022 dhe se lëshimi i satelitëve do të niste në vitin 2023. Programi është gjithashtu një element kyç i Artemis të NASA-s, që synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës, krijimin e një pranie të qëndrueshme njerëzore atje dhe përgatitjen e eksplorimeve të ardhshme drejt Marsit.


Shtuar më 28.09.2026 19:33

sultanbeyli escortCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet