10 viktima dhe 792 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 792 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë shënuar edhe 10 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.055.312 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 161.359.

Prej tyre, 150.774 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.542.

Numri i rasteve aktive është 5.043.


Shtuar 14.08.2021 15:31