Për të kuptuar se si funksionojnë shërbimet bashkiake sot, vendosa të dilja që në orët e para të mëngjesit përpara njësive administrative të qytetit. Ora shënonte vetëm 08:30 dhe dyert e godinës nuk ishin hapur ende, por jashtë kishte nisur të formohej një radhë e gjatë qytetarësh me dosje e fletë në duar. Edhe pse në media dëgjojmë vazhdimisht për digjitalizimin e plotë të shërbimeve dhe eliminimin e radhëve, realiteti që pashë me sytë e mi ishte shumë më i ndërlikuar. Teksa vëzhgoja njerëzit që prisnin në të ftohtë, vura re se konfuzioni ishte i pranishëm pothuajse te të gjithë: pleq që nuk dinin ku të drejtoheshin dhe të rinj që kontrollonin me padurim telefonat e tyre.
Vendosa t’u afrohem disa prej tyre për t’i pyetur se çfarë dokumentesh po kërkonin dhe pse kishin zgjedhur të vinin fizikisht te sporteli. I pari që më foli ishte një i moshuar me emrin Agim B., një pensionist 67-vjeçar që mbante shtrënguar një dosje me faturat e dritave dhe ujit. I lodhur nga pritja, ai më tregoi sfidën e tij me teknologjinë: “Biri im, unë nuk kam telefon e as nuk di t’i përdor këto aplikacionet e reja të platformave online. Erdha këtu që të më ndihmojë dikush nga punonjësit sepse më duhet një vërtetim për shtëpinë, por roja te dera më tha se duhet të aplikoj vetë nga shtëpia. Po kush të më ndihmojë mua në shtëpi? Jemi vetëm me gruan dhe fëmijët i kemi jashtë shtetit. Për ne të moshuarit, ky digjitalizimi na ka lënë krejt pa mbështetje.”
Të lidhura
None found
Pak më tutje në radhë takova Laurën, një 32-vjeçare që punon si profesioniste e lirë. Ajo nuk e kishte problem përdorimin e kompjuterit, por kishte ngecur prapa ekranit. Teksa kontrollonte aplikacionin në telefon, ajo më shpjegoi: “Biznesit tim i duhej një leje e thjeshtë nga bashkia. Aplikova online para tre javësh sepse supozohej se kjo do të më kursente kohë dhe do të shmangte kontaktin me zyrtarët. Por pasi prisja pa asnjë përgjigje e pa asnjë njoftim, u detyrova të shkëputem nga puna e të vij vetë këtu fizikisht për të pyetur ku ka ngecur dokumenti im. Teknikeisht ne aplikojmë në sistem, por mendësia e verifikimit mbetet e njëjta: po nuk erdhe te sporteli të pyesësh, dokumenti yt mbetet në fund të listës.”
Gjatë bisedave të mia jashtë godinës, vura re se shumë qytetarë nuk e kishin problem pritjen, por mungesën e orientimit bazë. E kam hasur dhe vetë kur isha me vëllain tim për të marrë disadokumente për jasht shtetit, atij i duheshin pullat për pashaportën e re dhe posta nuk posedonte të tilla dhe na la të prisnim diku 2,3 orë derisa të vinin”.
Nga ky vëzhgim në terren dhe nga të gjitha dëshmitë që grumbullova, kuptova se shërbimet bashkiake ndodhen në një periudhë tranzicioni mes të vjetrës dhe të resë. Ndërsa digjitalizimi synon të modernizojë administratën, infrastruktura njerëzore ende nuk është gati. Institucionet duhet të kuptojnë se krahas sistemeve elektronike, është e domosdoshme të ruhen ura komunikimi njerëzore dhe asistencë direkte për kategoritë e cenuara.

