Triumfi kundër Bjellorusisë i dha Shqipërisë startin e shumëpritur dhe hodhi bazat e para në rrugëtimin drejt objektivit të saj. Tashmë, kuqezinjtë duhet të rikthehen te ritmi i zakonshëm dhe të përqendrohen te ndeshja e radhës, që do ta zhvillojnë nesër në transfertë ndaj San Marinos.
Të lidhura
None found
Entuziazmi në kampin shqiptar është i madh, veçanërisht pasi përballë do të jetë një kundërshtar që, të paktën në letër, duket më i lehtë. Një rezultat pozitiv ndaj San Marinos mund t’i hapë Shqipërisë rrugën për një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën B.
Përgatitjet për këtë përballje nisin sot. Stërvitja e parë është programuar për këtë të hënë, ndërsa në orën 19:00 do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Rolando Maran së bashku me lojtarin. Pas hapit të parë të hedhur, sfida tani është ruajtja e vazhdimësisë.
