Reshjet e para të të dëborës janë regjistruar në zonat e larta malore të Tropojës, në qarkun e Kukësit. Gjatë orëve të mëngjesit, dëbora ka mbuluar pjesë të Bjeshkëve të Tropojës,
Ndërsa temperaturat në zonat e larta kanë shënuar rënie.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, në bashkinë Tropojë, gjatë pasdites së djeshme, në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje bore.
Kryesisht, reshjet kanë përfshirë bjeshkët e Markofçës, ku ndodhen edhe banorë që vijojnë të qëndrojnë në stane.
Sipas autoriteteve, reshjet e borës nuk kanë shkaktuar probleme, ndërsa trashësia e saj ka qenë e vogël.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e të borës, kanë sjellë tashmë një panoramë tipike vjeshtore në zonën e Kukësit, ndërsa shërbimet e mirëmbajtjes vijojnë të monitorojnë akset rrugore.

