Festimi me flamurin e këndit i kushton kartonin e kuq lojtarit izraelit

Futbollisti izraelit Sayed Abu Farkhi tërhoqi vëmendjen në përballjen ndaj Austrisë, pasi mënyra e festimit të golit i solli fillimisht një karton të verdhë dhe më pas përjashtimin nga loja.

Abu Farkhi realizoi për Izraelin, duke barazuar shifrat në 1-1. Pas golit, ai iu drejtua flamurit të këndit, e shkuli atë dhe përdori shtizën për të imituar lëshimin e një rakete.

Të lidhura

None found

Arbitri Georgi Kabakov e ndëshkoi për këtë festim me karton të verdhë. Meqë lojtari ishte ndëshkuar më herët me një tjetër karton të verdhë, ai u detyrua të largohej nga fusha.

Veprimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, sidomos për shkak të tensioneve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe luftës në Gaza.

Megjithatë, Abu Farkhi nuk e kishte përdorur për herë të parë këtë mënyrë festimi. Futbollisti izraelit-arab e ka përsëritur të njëjtin gjest edhe pas golave të mëparshëm, duke marrë në disa raste karton të verdhë për të.

Për këtë arsye, situata e mbrëmshme u bë edhe më e debatueshme, pasi lojtari e dinte se festimi mund të ndëshkohej nga gjyqtari.

Largimi i tij ndikoi në vijimin e takimit. Austria, që tashmë kishte epërsi numerike, shënoi edhe dy gola të tjerë dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 3:1.

Një festim i përsëritur, të cilin Abu Farkhi e kishte përdorur edhe më parë, përfundoi kështu me pasoja të kushtueshme si për të, ashtu edhe për përfaqësuesen e Izraelit.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş