Klubi i Dinamos ka njoftuar zyrtarisht këtë të mërkurë vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin e djathtë, Bekim Maliqi. Lojtari 25-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re që e lidh me skuadrën kryeqytetase deri në qershor të vitit 2028.
Në përputhje me marrëveshjen e arritur, Maliqi do të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera te “blutë”, duke zgjatur kështu qëndrimin e tij në ekip pas dy vitesh të kaluara me fanellën dinamovite.
Të lidhura
None found
Lajmi u bë i ditur përmes kanaleve zyrtare të klubit, ku theksohet se mbrojtësi i krahut të djathtë ka vendosur të vijojë rrugëtimin e tij me Dinamon, duke e çuar angazhimin e tij me ekipin deri në vitin 2028.
