Në prag të përballjes me Irlandën në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Kosovës duket se po kalon momente të mbushura me humor pozitiv dhe një frymë të çlirët brenda grupit.
Të lidhura
None found
Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë me publikun një video nga momentet e paqena të sesionit fotografik të skuadrës, ku lojtarët shfaqen të buzëqeshur dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në këto pamje spikatin disa nga figurat qendrore të përfaqësueses, si Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Meriton Korenica, Lumbardh Dellova, Amir Saipi dhe Leard Sadriu.
Po ashtu, në fokus të kamerave kanë qenë edhe fytyrat më të freskëta të këtij grumbullimi, përfshirë Erblin Osmanin, Dion Kaçurin dhe Milot Avdylin, të cilët duket se janë integruar pa vështirësi në dinamikën e ekipit.
Ajo që bie më shumë në sy nga materiali i publikuar është harmonia e brendshme e skuadrës: lojtarët shkëmbejnë batuta, komunikojnë lirshëm dhe duket se po e shijojnë çdo çast përpara se të zhyten në betejën e radhës me fanellën dardane.
Këto imazhe ofrojnë një dritare të qartë mbi lidhjet e forta brenda ekipit, teksa gjithë fokusi tani është përqendruar drejt asaj që i pret në fushën e blertë.
Sonte, “Dardanët” nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke pritur Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në një takim që starton në orën 20:45.
