Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që përfshijnë ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe dyshimet për favorizim e ndihmë ndaj Ergys Agasit.
Ai kërkoi që Kuvendi të shpërndahet vetë dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se vendi duhet të kalojë në një qeveri teknike.
Të lidhura
None found
Sipas tij, legjislativi duhet t’i lërë vend votimit të qytetarëve me një ekzekutiv teknik, sepse njerëzit nuk duhet ta mbajnë më këtë turp.
Deklarata e deputetit demokrat vjen në një moment kur çështja Hyseni-Agasi ka shkaktuar reagime të forta në politikë.
