Arben Fetoshi, drejtuesi i Institutit “Octopus”, deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese solli qartësi mbi afatet kushtetuese dhe vakumin institucional, ndërsa njëkohësisht u bë një faktor presioni që i shtyn partitë politike të veprojnë më me shpejtësi për të zgjedhur Presidentin.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se Gjykata ka përvijuar qartë kronologjinë e afateve të parashikuara në Kushtetutë.
“Unë e kam thënë më herët, për fat të mirë që ekziston Gjykata Kushtetuese. Për shkak se klasa politike na kishte futur në një rrugë qorre për sa i takon qartësisë kushtetuese, Gjykata përcaktoi në mënyrë obligative se rrjedha e afateve është e padiskutueshme. Kjo domethënë që tani, edhe pse nuk parashikohet ndonjë pasojë për tejkalimin e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, ekziston një transparencë e plotë mbi vakumin institucional pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, i cili nuk i kalon 60 deri në 90 ditë. Pra, duke iu referuar normave kushtetuese, situata rregullohet deri në detaje edhe për skenarin me një president në mandat.”
Fetoshi e cilësoi vendimin e Gjykatës si një rrugëzgjidhje për gjendjen që u krijua pas procesit elektoral.
“Unë mendoj se ky është një zgjidhje për atë që e ka përshkruar Kosovën gjatë muajve që pasuan zgjedhjet e 7 qershorit. Gjykata, sipas meje, dha një zgjidhje, ndonëse ajo ishte e pranishme, për t’i shtrënguar forcat politike të lëvizin. Jam i bindur se ky është një mjet presioni që i detyron partitë të shpejtojnë drejt zgjedhjes së Presidentit.”
Në të njëjtin emision u trajtuan gjithashtu zhvillime të tjera politike, duke përfshirë debatin për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë dhe protestat që u mbajtën në Kosovë si reagim ndaj kësaj çështjeje.
