Jeton Shasivari, ministër i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës së Hagës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është i zbatueshëm dhe se, nga pikëpamja juridike, katër personat e akuzuar trajtohen si të pafajshëm.
Të lidhura
None found
“Nga këndvështrimi ligjor, katërshja konsiderohet e pafajshme”, theksoi Shasivari.
Ai shtoi se fakti që një vendim respektohet, nuk nënkupton automatikisht pajtim me përmbajtjen e tij.
“Të respektosh vendimin nuk do të thotë të jesh dakord me të. Ky është edhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare. Respektimi nuk barazohet me pranimin, pasi e drejta e ankimimit mbetet një prej instrumenteve thelbësore ligjore për ta kundërshtuar atë”, sqaroi ministri Shasivari për Telegrafin.
