Arrestimi i Vlora Hysenit, drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, ka shkaktuar shqetësime të forta në spektrin politik lidhur me sigurinë kombëtare dhe mbarëvajtjen e institucioneve të sigurisë.
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Kulturën, Diasporën dhe Turizmin, kryetarja Ina Zhupa u fokusua te ngjarjet e fundit që dolën nga hetimet e SPAK, duke veçuar problematikat me Policinë e Shtetit, manipulimin apo asgjësimin e provave, si dhe qasjen në të dhëna sensitive e dokumente të klasifikuara.
Të lidhura
None found
Zhupa theksoi se këto zhvillime nuk duhen minimizuar si thjesht lajme portalesh apo të trajtohen sikurse asgjë nuk ka ndodhur.
Sipas saj, përfshirja në hetime e strukturave që mbajnë përgjegjësi për rendin, sigurinë dhe informacionin ngre dyshime të mëdha për funksionimin e institucioneve dhe sigurinë e qytetarëve.
Zhupa e ngarkoi me përgjegjësi politike Kryeministrin Edi Rama, duke arsyetuar se ai është personi që emëron dhe u jep autoritet drejtuesve të këtyre institucioneve.
Si përfundim, kryetarja e komisionit kërkoi shkëputjen nga qeverisja aktuale dhe formimin e një qeverie tranzitore, me qëllim rivendosjen e normalitetit institucional dhe të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.
