Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me bimësi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.
Përhapja e shpejtë e flakëve alarmoi banorët e zonës, të cilët u përballën me rrezikun që zjarri të mbërrinte te banesat pranë vatrës.
Të lidhura
None found
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nisën ndërhyrjen për izolimin e zjarrit. Ndërhyrja e shpejtë e efektivëve ndaloi avancimin e flakëve drejt zonave të banuara dhe parandaloi dëmtimin e pronave.
Situata tashmë është nën kontroll, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të zjarrit dhe kontrollin e terrenit për të eliminuar çdo vatër të fshehur apo shkëndijë që mund të shkaktojë riaktivizimin e tij.
