Meriton Korenica shprehet se Kosova është e motivuar dhe e gatshme të kërkojë maksimumin në përballjen me Irlandën.
Të lidhura
None found
Sulmuesi rahovecas iu bashkua “Dardanëve” pas dëmtimit të Donat Rrudhanit dhe tashmë ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore me ekipin.
Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Korenica tha se lojtarët janë të motivuar për të treguar vlerat e tyre përballë irlandezëve.
“E përfunduam stërvitjen e dytë dhe po bëhemi gati në mënyrën më të mirë për ndeshjen e parë. Deri tani gjithçka po shkon mirë dhe të gjithë futbollistët janë të motivuar për këtë takim”.
“Kosova ka dëshmuar potencial të madh për këto ndeshje dhe pres që të triumfojmë. Duhet të japim gjithçka në secilën ndeshje dhe të marrim tre pikë, ndërsa më pas do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Duke folur për tifozët, ai u shpreh: “Pres mbështetjen e tyre në çdo ndeshje dhe shpresoj që ne t’ua shpërblejmë me tre pikë”.
Kosova do të luajë ndaj Irlandës të enjten, në orën 20:45.
