Të dhënat për fundin e vitit 2025 tregojnë se në Shqipëri jetonin 1,182 000 gra dhe 1,154,000 burra, pra 28 mijë gra më shumë se burra. Ky raport vjen pavarësisht faktit se statistikat e lindjeve të viteve të fundit kanë shënuar një epërsi të djemve.
Në total, popullsia banuese e vendit në fund të vitit 2025 ishte 2.336 000 banorë. Në krahasim me një vit më parë, numri i burrave u reduktua me 1,3 %, ndërsa ai i grave me 1,0 %.
Të lidhura
None found
Gjatë vitit 2025, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive. Për gratë u regjistruan 1.063 lindje më shumë se vdekje, ndërsa për burrat diferenca ishte 84.
Emigrimi më i madh i meshkujve dhe jetëgjatësia më e lartë e femrave konsiderohen faktorët kryesorë pas këtij ndryshimi të raportit gjinor. Prania më e madhe e grave vihet re edhe në arsim, ku 65% e tyre kanë arsim të larte. Në politikë, megjithatë, gratë përbënin vetëm një të tretën e Kuvendit.
