“SPAK duhet të arrijë te kreu i organizatës kriminale”, Noka: Rama nuk mund t’i shmanget më përgjegjësisë politike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar zhvillimet e fundit në institucionet kryesore të sigurisë në vend, duke ia atribuar përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama.

Gjatë emisionit “Minuta e parë”, Noka foli për kontrollet e SPAK në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, si dhe për masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas tij, hetimi ndaj drejtuesve të institucioneve të rëndësishme nuk mund të shihet vetëm si çështje e individëve, pasi përgjegjësia duhet të shtrihet edhe te ata që i kanë emëruar.

Të lidhura

None found

Noka përmendi në mënyrë të veçantë emërimet e Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, duke nënvizuar se asnjëri prej tyre nuk është vendosur vetë në krye të institucioneve përkatëse.

Duke folur për reagimin e mundshëm të kryeministrit pas këtyre zhvillimeve, ai tha se Edi Rama do të përpiqet ta kapërcejë situatën pa marrë përgjegjësi politike. Sipas Nokës, kreu i qeverisë do të ndjekë të njëjtën mënyrë komunikimi që ka përdorur edhe në raste të mëparshme.

“Nëse do të kishte drejtësi, nga Rama deri te përgjegjësi i një sektori do të ishin të gjithë brenda. Të gjithë janë të korruptuar në rrënjë. Si mund të qëndrojë një kryeministër kur është i përfshirë në çdo skandal? Proda nuk e emëroi veten, as Hyseni, edhe pse për të kishte dyshime për spiunazh në Kosovë.

Kur dikë e emëron, pavarësisht se je paralajmëruar më herët, përgjegjësia nuk mbetet më individuale, por bëhet politike dhe i përket gjithë ekipit. Jam i bindur se Rama do të ndjekë strategjinë e tij. Do të mendojë se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, do ta kalojë me një batutë dhe kaq.

Shteti ka rënë. Drejtësia mund të jetë duke funksionuar në disa raste, por shteti ka vdekur. Fakti që dalin Proda, Agasi dhe Hyseni tregon se shteti është një organizatë kriminale. Për këtë SPAK duhet t’i akuzojë, sepse nuk bëhet fjalë për përgjegjësi individuale.

Jam shumë skeptik për hetimet e SPAK, por nëse do të kishte drejtësi, atëherë duhet shkuar te kreu i organizatës, Rama”, u shpreh ai.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahis