Zelensky: Ukraina drejt nënshkrimit të marrëveshjes së re për dronët

Ukraina pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re për dronët, në kuadër të përpjekjeve për të rritur aftësitë mbrojtëse përballë Rusisë, bëri të ditur presidenti Volodymyr Zelensky.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Zelensky deklaroi se ka planifikuar rreth 20 takime me zyrtarë amerikanë, liderë evropianë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive amerikane.

Megjithatë, kreu i shtetit ukrainas nuk sqaroi se cilat vende do të përfshihen në marrëveshjen e re për dronët.

Sipas Zelenskyt, Kievi synon të përshpejtojë përpjekjet për arritjen e paqes dhe të garantojë mbrojtjen e popullsisë. Ai shtoi se Ukraina do të paraqesë propozime që lidhen me sigurinë, si edhe masa për zbutjen e tensioneve.

Një tjetër çështje kryesore në agjendën e bisedimeve do të jetë rritja e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore ukrainase dhe sigurimi i fondeve të nevojshme përmes mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.


Shtuar 22.09.2026 13:37

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet