Filipçe: Pas më shumë se një jave në SHBA, Mickoski nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret për Maqedoninë

Hristijan Mickoski dhe delegacioni qeveritar kanë qëndruar për më shumë se një javë në Shtetet e Bashkuara, por deri tani publiku nuk ka parë ndonjë takim konkret, marrëveshje apo rezultat për Maqedoninë, deklaroi sot në një konferencë për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Të lidhura

None found

Filipçe tha se bëhet fjalë për një nga delegacionet qeveritare me qëndrimin më të gjatë dhe me rezultatet më të pakta. Sipas tij, delegacione të tjera tashmë po mbërrijnë në New York, ndërsa për një javë nuk është bërë e ditur asgjë konkrete.

Kryetari i LSDM-së vlerësoi se Mickoski po përpiqet ta arsyetojë qëndrimin në SHBA duke pretenduar se po mbron interesat kombëtare dhe identitetin maqedonas, megjithëse pas këtyre deklaratave nuk ka asnjë rezultat konkret.

“Mickoski pretendon se ka mbrojtur interesat dhe identitetin kombëtar. Ndërkohë, vetë presidentja Siljanovska-Davkova ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës e konfirmon identitetin maqedonas. Atëherë, çfarë po mbron Mickoski në Amerikë?”, pyeti Filipçe.

Ai kujtoi se Mickoski për vite me radhë e ka bindur publikun se do ta rikthejë emrin, do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës dhe do ta rinegociojë marrëveshjen me Bullgarinë, por asnjë nga këto nuk është realizuar.

“E vërteta është e thjeshtë: ai po gënjen sërish, ashtu siç ka gënjyer për vite me radhë. Nuk ka bërë asgjë dhe as tani nuk po ndërmerr asgjë. Kjo qeveri jo vetëm që nuk i mbron interesat kombëtare, por i vë edhe në rrezik ato”, deklaroi kryetari i LSDM-së.

Filipçe theksoi se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian përbën një nga interesat më të rëndësishme kombëtare. Ai shtoi se politika izoluese e Mickoskit po e largon Maqedoninë nga fondet evropiane dhe mundësitë e zhvillimit që ofron Evropa.


Shtuar 22.09.2026 12:25

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet