Kosova do të nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve këtë të enjte, me ndeshjen ndaj Irlandës që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.
Të lidhura
None found
Për këtë përballje, UEFA ka përzgjedhur një trupë gjyqtarësh nga Belgjika, e cila do të drejtohet nga Lawrence Visser.
Kjo do të jetë hera e dytë që Visser merr përsipër gjykimin e një ndeshjeje të Kosovës.
Gjyqtari belg ka drejtuar më parë takimin Kosovë–Ishujt Faroe, të luajtur në “Fadil Vokrri” gjatë edicionit 2018/19 të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ e fituan atë sfidë me rezultatin 2-0.
Në duelin e së enjtes, Lawrence Visser do të ndihmohet nga asistentët Ruben Wyns dhe Michele Seeldraeyers.
Detyrën e gjyqtarit të katërt do ta kryejë Kevin Van Damme.
Për sistemin VAR, gjyqtari kryesor do të jetë Jan Boterberg, ndërsa Simon Bourdeaud’hui do të shërbejë si asistenti i tij.
Rrjedhimisht, e gjithë ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës do të menaxhohet nga një ekip arbitrash belgë.
