Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë që Ilir Proda, u shkarkua nga posti i Kreut të Policisë së Shtetit në mars të këtij viti me motivin se nuk garantoi rend dhe siguri gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike, ku pati një sulm edhe ndaj vilës së Enver Hoxhës, brenda së cilës ndodheshin disa artistë të huaj.
Të lidhura
None found
Proda ka qenë në qendër të akuzave të opozitës për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar.
Partia Demokratike e akuzuar atë për lidhje direkte me Suel Çelën dhe Ergys Agasin, sipas së cilës, e kanë promovuar në kupolën e institucionit.
