Paralajmërim nga Syla: Ka të dhëna për zgjerim të hetimeve dhe arrestime të reja nga Specialja

Gazmend Syla, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar se mund të ketë faza të reja intervistimesh dhe arrestimesh pas dënimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara. Ai theksoi se këto sinjale nuk vijnë drejtpërdrejt nga gjykata, por lexohen indirekt përmes qëndrimeve dhe vendimit të saj të fundit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për Tëvë1, Syla u shpreh se heshtja do të nënkuptonte pranimin e një procesi që ai e konsideron jonormal. Sipas tij, Gjykata Speciale do të vijonte “gjahun” ndaj personave të tjerë nëse nuk ka kundërshtim. “Ne kemi informacione se hetimet mund të zgjerohen dhe të thirren bashkëluftëtarë të tjerë. Edhe pse nuk i marrim drejtpërdrejt nga Specialja, vendimi i tyre na lë të kuptojmë se dikush tjetër mund të ftohet. Ata vetë kanë thënë se mandati i tyre nuk përfundon me aktgjykimin ndaj krerëve. Prandaj, çdo aktivitet që ne bëjmë shërben edhe për të mbrojtur të tjerët nga ndonjë ‘gjah’ i mundshëm”, deklaroi Syla.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dhanë dënimet për katër ish-krerët: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u dënuan me 25 vjet burgim secili, Jakup Krasniqi me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Ata u shpallën fajtorë për disa vepra të krimeve të luftës, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Të katërt i kanë mohuar akuzat dhe kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.

Lidhur me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për të proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, Syla tha se duhen ndërmarrë veprime dhe nuk guxohet të heshtet. “Qoftë me protesta, qoftë me veprime ligjore si kjo e PDK-së, nuk duhet ta pranojmë këtë vendim si normal. Heshtja do të thotë pranim”, theksoi ai.

Ai shtoi se edhe OVL-UÇK kishte planifikuar një iniciativë të ngjashme ligjore, por tani po ia lë në dorë PDK-së dhe deputetëve që ta çojnë përpara, me kusht që të ketë dakordim institucional. “Ne e kishim paraparë një gjë të tillë, por meqë PDK-ja e filloi, le të vazhdojë ajo. Mendoj se shteti mund ta bëjë punën siç duhet nëse ka bashkëpunim”, përfundoi Syla.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi të hënën se grupi parlamentar i partisë së tij ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit që rregullon Gjykatën Speciale në Hagë.


Shtuar 21.09.2026 20:12

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegel