Këshilli Bashkiak i Matit mbështet bashkimin me Klosin, drafti miratohet me 14 vota pro

Pas përfundimit të dëgjesave publike në tetë njësitë administrative, Këshilli Bashkiak i Matit u mblodh të hënën në një seancë të jashtëzakonshme, ku ndër çështjet e rendit të ditës ishte edhe reforma e re administrative territoriale.

Në mbledhje morën pjesë 20 nga 21 këshilltarët e bashkisë. Ata shqyrtuan projekt-draftin e reformës administrative territoriale 2.0, të paraqitur nga mazhoranca, i cili parashikon që Bashkia Klos të mos funksionojë më si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore, por t’i bashkohet Bashkisë Mat.

Të lidhura

None found

Pas diskutimeve dhe qëndrimeve të shprehura nga këshilltarët, propozimi iu nënshtrua votimit. Në favor të draftit votuan 14 këshilltarë, 5 votuan kundër, ndërsa një tjetër abstenoi, raporton gazetari Enver Doçi.

Këshilli Bashkiak i Matit dhe kryetari i Bashkisë do t’i përcjellin Kuvendit qëndrimin e tyre për bashkimin e bashkive Mat dhe Klos në një njësi të vetme. Drafti përfundimtar pritet të hidhet për votim në Parlament më 8 Tetor.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegel