Gara njofton identifikimin e tri viktimave pas rezultateve të para të ADN-së nga Jabuka

Rezultatet fillestare të analizave të ADN-së kanë bërë të mundur identifikimin e tri viktimave nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona, njoftoi Kushtrim Gara.

Të lidhura

None found

Sipas tij, viktimat janë Idriz Rrecaj, Salim Meziu dhe Adem Beqiri.

Gara sqaroi se mbetjet mortore u përkasin personave të grupit të intelektualëve, të rrëmbyerve dhe të zhdukurve me dhunë.

Një prej vendeve ku janë zhvilluar zhvarrimet është Jabuka, prej nga kanë ardhur edhe përgjigjet e para të analizave të ADN-së.

Ai bëri të ditur se nga varri masiv në Jabukë janë dërguar katër deri në gjashtë mostra për ekzaminim.

Deri tani, gjithsej janë dërguar 29 mostra nga 25 trupa për analiza të ADN-së. Gara tha se, nëse do të jetë e nevojshme, do të dërgohen edhe mostra të tjera.

Ndërkohë, në një deklaratë për Dukagjinin, ai u shpreh se sipas vlerësimeve janë dërguar 29 mostra nga 23 trupa dhe se tashmë janë pranuar raportet e para të ADN-së.

Procesi i identifikimit do të vijojë edhe për mbetjet e tjera mortore, ndërsa mostrat nga lokacionet e tjera do të dërgohen për analiza pasi të përfundojnë zhvarrimet.


Shtuar 21.09.2026 19:15

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis