Kombëtarja shqiptare ka bërë një ndryshim në listën e futbollistëve të thirrur për takimet e UEFA Nations League.
Të lidhura
None found
Qazim Laçi është detyruar të largohet nga grumbullimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran. Mesfushori pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme, gjatë së cilës ndjeu dhimbje të forta në muskulin fleksor të kofshës.
Rezonanca magnetike, e kryer mëngjesin e sotëm, tregoi se Laçi ka një dëmtim të shkallës së parë në muskulin fleksor të kofshës së majtë. Lojtari do të rikthehet pranë klubit të tij për të nisur programin e rehabilitimit.
Vendin e tij në grupin kuqezi do ta zërë Feta Fetai. Ai pritet t’i bashkohet ekipit në vijim dhe të marrë pjesë në përgatitjet për sfidat e ardhshme të UEFA Nations League.
Kuqezinjtë e kanë nisur sot grumbullimin për katër ndeshjet e para të këtij kompeticioni. Shqipëria do të luajë kundër Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me këtë të fundit që do të përballet në dy takime.
