Muriqi shënon katër herë në fitoren 8-0: Golini llogariteni Keremit, nëse thotë se e preku topin

Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor i fitores së thellë të Fenerbahçes, që mposhti kundërshtarin me rezultatin 8-0. Sulmuesi kosovar realizoi katër gola dhe u vlerësua me notën 10.0.

Të lidhura

None found

Pas takimit, Muriqi e përshkroi këtë sukses si përgjigjen më të mirë të skuadrës pas pikëve të humbura në ndeshjen e kaluar ndaj Gaziantepit.

Ai tregoi se ekipi e kishte kuptuar nevojën për një reagim dhe se përpara sfidës, gjatë çdo seance stërvitore, ishte përgatitur për të ushtruar presion të lartë.

“E dinim se duhej të reagonim pas pikëve të lëna në shtëpi ndaj Gaziantepit. Që para ndeshjes kishim vendosur ta nisnim me presion të madh dhe këtë e kishim përsëritur në çdo stërvitje”.

“Avantazhin e morëm shpejt dhe më pas gjithçka u bë më e lehtë, pasi golat erdhën njëri pas tjetrit. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm dhe një rezultat historik, 8-0. Nuk mund ta kishim mbyllur më mirë këtë periudhë para pushimit të kombëtareve”.

Sulmuesi foli edhe për një prej golave të tij, duke ironizuar bashkëlojtarin Kerem Akturkoglu, i cili pretendoi se kishte prekur topin para se ai të përfundonte në rrjetë.

“Kerem tha se e preku topin, por në fakt nuk e preku. Nëse këmbëngul kështu, regjistrojeni golin për vëllain tim, nuk ka problem”.

Muriqi komentoi gjithashtu ngarkesën e madhe të sezonit dhe pushimet e kombëtareve, duke nënvizuar vështirësitë që po përballojnë futbollistët.

“Pas rikthimit nga pushimi i kombëtareve na pret një kalendar shumë i ngjeshur. Synojmë rezultate të mira dhe shpresojmë të jemi në krye të renditjes deri në pushimin e messezonit. Në një mënyrë, ishte pozitive që këtë sezon do të kemi vetëm dy pushime të kombëtareve, ndërsa zakonisht janë tri”.

“Pas kaq shumë ndeshjesh, futbollistët kërkojnë që kjo situatë të rregullohet. Klubet e mëdha luajnë në kampionat, Evropë dhe kupë, ndaj edhe shëndeti i lojtarëve duhet të merret në konsideratë. Kur ndeshjet e kombëtareve zhvillohen çdo tri ditë, ngarkesa bëhet shumë e madhe. Këtë vit nuk ndodhi, por shpresojmë që të gjendet një zgjidhje vitin e ardhshëm. Për ne si futbollistë, kjo është shumë e vështirë”, deklaroi ai.

Pas ndeshjes, Muriqi do të udhëtojë drejt Kosovës, ku e presin katër përballje në Ligën e Kombeve ndaj Austrisë, Irlandës dhe Izraelit.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet