Pas vra*jes së “Tanit të Ruzhdiut”, Skender Hita thërret takim urgjent me strukturat në Sarandë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku një 44-vjeçar u vra me armë zjarri dhe një 73-vjeçar, kalimtar i rastit, mbeti i plagosur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi një analizë me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Gjatë takimit, Hita kërkoi që hetimi të vijojë me shpejtësi dhe në mënyrë të thelluar. Ai kërkoi gjithashtu një vlerësim të plotë të situatës operative, duke nisur nga konfliktet më të mprehta e deri te përplasjet më të vogla, identifikimi i personave me precedentë dhe evidentimi i kontingjentit kriminal që ndodhet në zonë, përfshirë edhe atë shëtitës.

Të lidhura

None found

Strukturave u kërkuan rezultate konkrete si për dokumentimin e ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, ashtu edhe për zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.

Hita deklaroi se, me përfundimin pothuajse të sezonit turistik, puna do të përqendrohet te intensifikimi i hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve kriminale, përfshirë edhe ato të ndodhura gjatë viteve të kaluara. Ai kërkoi goditjen pa kompromis të grupeve kriminale që veprojnë në qytet dhe evidentimin e çdo veprimtarie të paligjshme të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se strukturat do të mbështeten me burime njerëzore, përmes krijimit të njësive të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe me bazë logjistike. Sipas tij, reagimi profesional dhe përkushtimi i strukturave aktuale mbeten thelbësore.

Në kuadër të hetimit për ngjarjen, kontrolle po kryhen edhe me ndihmën e dronëve në territore të ndryshme të Sarandës dhe Delvinës. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon administrimin e çdo prove që mund t’i shërbejë hetimit.


Shtuar 20.09.2026 18:05

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetbetofficeMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom giriş