E trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialit “Dashuri e Ndaluar” (FOTO)

Aktorja dhe artistja e dublimit turke Gülsen Tuncer, e njohur për publikun shqiptar për rolin e “Tante Arsen” në serialin e famshëm “Dashuri e Ndaluar”, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Tuncer ndërroi jetë pas një beteje me një tumor në tru. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga fondacioni “Film-San Vakfı”, ku aktorja kishte shërbyer edhe si zv.presidente gjatë viteve 2009-2011.

Të lidhura

None found

Lamtumira e fundit për artisten do të jepet të dielën, më 20 shtator 2026.

Ndarja e saj nga jeta ka prekur komunitetin artistik në Turqi, ndërsa disa prej kolegëve të saj kanë ndarë mesazhe prekëse në nderim të aktores.

Nebahat Çehre shprehu trishtimin për humbjen e saj, duke kujtuar vitet dhe momentet e bukura që kishin ndarë së bashku. Edhe Selçuk Yöntem dhe Kerem Alışık e kujtuan Tuncer me fjalë të ngrohta, duke vlerësuar kontributin e saj në art.

Kush ishte Gülsen Tuncer?

E lindur në Adana në vitin 1945, Gülsen Tuncer u diplomua në degën e Teatrit në Konservatorin e Bashkisë së Stambollit, ku u formua nga emra të njohur të skenës turke, mes tyre Yıldız Kenter dhe Ayla Algan.

Karrierën profesionale e nisi në vitin 1968 dhe gjatë dekadave të punës u angazhua në teatër, kinema, televizion dhe dublim.

Për publikun shqiptar, ajo u bë veçanërisht e njohur për interpretimin e personazhit Arsen Hanım në serialin “Aşk-ı Memnu” (“Dashuri e Ndaluar”). Gjatë karrierës së saj të gjatë, Tuncer u shfaq edhe në produksione si “Üç İstanbul”, “Bugünün Saraylısı”, “Çalıkuşu” dhe “Fazilet Hanım ve Kızları”, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në kinematografinë dhe teatrin turk.

 


Shtuar 18.09.2026 15:01

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet