Sulm me makinë-bombë në Pakistan, të paktën 16 të vdekur, mes tyre pesë policë

Të paktën 16 persona, përfshirë pesë efektivë policie, kanë vdekur pas shpërthimit të një automjeti të ngarkuar me eksploziv pranë një xhamie në veriperëndim të Pakistanit.

Të lidhura

None found

Sulmi ndodhi në distriktin Kohat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Sipas një zyrtari të lartë të policisë në Peshawar, automjeti u drejtua drejt xhamisë dhe shpërtheu, duke shkaktuar pasoja të rënda, raportoi BBC.

Pas shpërthimit, autorët e sulmit u përfshinë në një përplasje të armatosur me forcat e sigurisë. Autoritetet bëjnë të ditur se luftimet në zonën e ngjarjes vijojnë ende.

Një nga sulmuesit raportohet të jetë vrarë, ndërsa forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren.

Paralelisht, autoritetet kanë nisur kërkimet dhe përpjekjet për shpëtimin e personave të prekur nga shpërthimi. Deri tani, bilanci i viktimave dhe të plagosurve nuk është përfundimtar.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Hetimet për rrethanat e sulmit dhe identitetin e autorëve janë ende në zhvillim.


Shtuar 18.09.2026 13:01

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş