EMRI/ Kallashnikov, pistoletë dhe 80 fishekë! Arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin Drinard Kraja pasi u kap me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.

NJOFTIMI:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë pa leje në banesë.Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /albeu.com/

 


Shtuar 12.08.2021 12:19