Pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kos deklaroi se Dhomat e Specializuara të Kosovës përbëjnë një institucion të pavarur të drejtësisë, ndaj vendimet e tyre duhet të respektohen.
Komisionerja evropiane vuri në dukje njëkohësisht se të dënuarit gëzojnë të drejtën për t’i apeluar këto vendime.
“Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi Kos.
Ajo u kërkoi gjithashtu aktorëve të rajonit të ndihmojnë në avancimin e pajtimit dhe në tejkalimin e ndarjeve të trashëguara nga e kaluara.
