Vllaznia kërkon reagimin në “Loro Boriçi”, klubi njofton tifozët për çmimet e biletave ndaj Teutës

Pas një starti zhgënjyes në kampionat, Vllaznia është përballë nevojës për të reaguar. Skuadra shkodrane nuk ka marrë ende asnjë fitore në 4 javët e para dhe, me vetëm 2 pikë, renditet në vendin e fundit të klasifikimit. Rezultatet e deritanishme kanë alarmuar “djemtë” e Edi Martinit, të cilët po hasin vështirësi për të dalë nga kjo situatë.

Në javën e radhës, kalendari i Superiores i rezervon Vllaznisë një përballje të vështirë me Teutën, që aktualisht kryeson renditjen. Ekipi durrsak vjen në këtë sfidë me një bilanc mbresëlënës, pasi ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm 2. Këto statistika përbëjnë një paralajmërim për shkodranët, por njëkohësisht mund t’u shërbejnë edhe si shtysë për të përmbysur pritshmëritë.

Të lidhura

None found

Takimi do të zhvillohet të premten, pra pas dy ditësh, në stadiumin “Loro Boriçi”. Për këtë ndeshje, klubi shkodran ka bërë publike edhe çmimet e biletave. Hyrja në tribunën VIP kushton 1500 lekë të rinj, ndërsa biletat për tribunat A dhe B janë 1000 lekë të rinj.

Një biletë për tribunën D kushton 400 lekë të rinj. Ndërkohë, çmimi për tribunën C është 200 lekë të rinj, ndërsa për tribunën E 500 lekë të rinj. Duke pasur parasysh situatën e vështirë ku ndodhet klubi, pritet që tifozët shkodranë të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit. Edhe mbështetësit e skuadrës durrsake pritet të udhëtojnë për të përkrahur ekipin e Edlir Tetovës në këtë transfertë delikate.


Shtuar 16.09.2026 18:56

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisartemisbetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibom