Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe Bekim Jashari, djali i heroit të kombit, Hamëz Jashari.
Të lidhura
None found
Ai e ka shprehur qëndrimin e tij përmes rrjeteve sociale, duke publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi me një mesazh kushtuar UÇK-së.

Në postimin e publikuar shkruhet: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Reagimi i Jasharit u bë pas aktgjykimit të shpallur në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
