Reagim i ashpër i Spiropalit pas vendimit të Hagës për udhëheqësit e UÇK-së: Kërkohet rezolutë e përbashkët nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur një qëndrim të fortë pasi Gjykata Speciale në Hagë dha verdiktin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ajo e konsideroi vendimin e gjykatës si një sulm të drejtpërdrejtë mbi themelet e lirisë së Kosovës dhe një tentativë të qartë për të kriminalizuar një lëvizje të tërë çlirimtare duke përdorur një narracion politik të shtrembëruar.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate për mediat, Spiropali tërhoqi paralele me përndjekjen e dikurshme nga regjimi i Beogradit dhe theksoi se ndikimi i këtij procesi gjyqësor shkon përtej katër personave të përfshirë.

“Regjimi i Millosheviçit e dënoi dikur Hashim Thaçin me 10 vjet burg, vetëm sepse ai zgjodhi rrugën e rezistencës së armatosur dhe jo nënshtrimin. Sot në Hagë nuk u goditën thjesht katër emra; përmes gjuhës së përzgjedhur dhe interpretimit politik, u vu në shënjestër ajo që për shqiptarët dhe opinionin ndërkombëtar ishte një veprimtari çlirimtare,” deklaroi ajo.

Spiropali vijoi duke kritikuar mënyrën se si trupa gjykuese e ndërtoi argumentimin ligjor, duke e cilësuar si një absurd historik përpjekjen për ta portretizuar UÇK-në si një sipërmarrje kriminale.

“Një gjykatë mund të vendosë mbi përgjegjësi personale, por nuk i jepet e drejta ta rishkruajë historinë dhe ta kthejë luftën e një kombi për çlirim në një projekt kriminal. UÇK-ja lindi si kundërpërgjigje ndaj dhunës shtetërore të Serbisë dhe shërbeu si bazamenti i lirisë së Kosovës,” theksoi ajo. Më pas, lëshoi një apel të menjëhershëm për veprim institucional bilateral: “Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës duhet të miratojnë pa vonesë një rezolutë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës çlirimtare dhe për të kundërshtuar çdo orvatje për të fajësuar UÇK-në dhe një popull të tërë.”


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel