Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar me një deklaratë të shkurtër pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Ai e ka cilësuar vendimin si “Padrejtësi. Poshtërsi”, duke theksuar se ai nuk është marrë në emër të tij dhe as të popullit të Kosovës.
“Jo në emrin tim! As në emër të popullit të Kosovës. Beteja vazhdon – deri në liri! UÇK përjetë!”, ka shkruar Krasniqi.
Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.
