Franca paralajmëron shtetasit e saj në Kosovë: Shmangni lëvizjet dhe tubimet

Ministria e Jashtme e Francës u ka kërkuar shtetasve francezë që ndodhen në Kosovë të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditës së nesërme, 16 shtatorit.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të publikuar nga kjo ministri, në të gjitha qytetet e Kosovës pritet të zhvillohen tubime të mëdha politike, duke nisur nga ora 10:00.

Autoritetet franceze nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen e organizimit të këtyre tubimeve, ndërsa thirrja për kujdes është publikuar edhe me shënimin “Breaking news”.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Data 16 shtator shënon edhe shpalljen e aktgjykimit për rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ndërkohë, edhe përfaqësi të tjera diplomatike dhe misione ndërkombëtare u kanë bërë thirrje punonjësve dhe shtetasve të vendeve apo organizatave që përfaqësojnë të qëndrojnë larg tubimeve, si dhe të shmangin udhëtimet dhe daljet e panevojshme.


Shtuar 15.09.2026 12:33

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom