Rodri zbulon bisedën me Mourinhon para se t’i thoshte “jo” Real Madridit

Rodri, përforcimi kryesor i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, ka rrëfyer detaje nga interesimi i fortë që Real Madridi kishte shfaqur për të përpara se mesfushori spanjoll të zgjidhte transferimin në Kataloni.

Të lidhura

None found

Jose Mourinho e kishte telefonuar personalisht për ta bindur që të kalonte në Santiago Bernabeu dhe jo në Camp Nou. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë, trajneri portugez i kishte paraqitur Rodrit planet dhe rolin që parashikonte për të në kryeqytetin spanjoll.

Fakti që hollësitë e një bisede private dolën në publik e befasoi mesfushorin. Sidoqoftë, ai bëri të qartë se e kishte çmuar interesimin e treguar nga Mourinho.

Megjithëse Real Madridi kërkonte transferimin e tij, Rodri ishte i bindur nga projekti sportiv i Barcelonës. Respekti për Mourinhon dhe karrierën e trajnerit bëri që ai të kujdesej për të ruajtur një marrëdhënie korrekte me portugezin.

“Epo, nuk besoj se më takon mua të bëj publike një bisedë private, por ai sigurisht shprehu dëshirën që unë të shkoja atje dhe më tregoi se çfarë mund t’i ofroja ekipit”, deklaroi Rodri për Mundo Deportivo.

“Më trajtoi shumë mirë. Pasi e mora vendimin, e telefonova edhe unë për ta falënderuar për interesimin dhe për mënyrën se si ishte sjellë me mua”.

“Për mua, ai është një trajner fantastik. Këtë e ka vërtetuar tashmë në çdo vend ku ka punuar, përgjatë periudhave të tij të suksesshme, ndërsa Real Madridi do të jetë një kundërshtar i vështirë në këtë ligë”, përfundoi Rodri.


Shtuar 15.09.2026 12:31

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom