Shenjat e horoskopit që e kanë buzëqeshjen me “lek”

Protagonistët e sotëm janë shenjat zodiakale që duhet të buzëqeshin më shumë dhe të lënë mënjanë depresionin. Bëhet fjalë për 4 personalitete që janë padyshim më të prirura për t’u depresionuar dhe trishtuar më shumë se të tjerët.

Faji i tyre kryesor? Autokritika, pesimizmi, vetëvlerësimi i ulët dhe varësi e tepruar nga njerëzit e tjerë. Le të zbulojmë cilat shenja duhet të mësojnë artin e buzëqeshjes.

Peshqit

Ndër këto shenja, kjo ka më shumë të ngjarë të vuajë nga depresioni. Peshqit janë persona shumë të sjellshëm dhe të dashur, por shumë të prirur ndaj vetë-shkatërrimit. Vizioni i tyre për botën është shumë i ndryshëm nga realiteti dhe përfundon duke i zhgënjyer shpesh ata. Ata që i njohin e dinë që buzëqeshja në fytyrën e tyre krijohet për të mos shqetësuar të tjerët, pothuajse asnjëherë nuk është e sinqertë. Si mund të buzëqeshni më shumë? Filloni të ndaloni së kënaquri të tjerët.

Gaforrja

Tendenca e Gaforres për depresion dhe errësirë është e njohur. Ashtu si karakteri i tij i dhembshur, i kujdesshëm dhe i sjellshëm. Gaforrja është ‘nëna’ e zodiakut dhe herë pas here do të donte që dikush të kujdesej edhe për të. Për të buzëqeshur më shumë, ka nenvojë për kujdes dhe dashuri. Kura për trishtimin e saj është të rrethohet me miqtë dhe familjarët që janë mbështetës dhe mund të simpatizojnë ndjenjat e tij.

Bricjapi

Një tjetër shenjë e zodiakut e prirur ndaj depresionit. Megjithëse ka zakon të jetë i qetë nën presion, emocionet e shtypura nuk e lënë të buzëqeshë.

I zymtë dhe i mbullur, trishtimi dhe humori i keq nuk janë ndonjë problem i madh për të. Sidomos për faktin se ai ndihet përgjegjës për gjithçka dhe për të gjithë dhe rrallë mbështetet tek njerëzit e tjerë.

Akrepi

Akrepi është një shenjë që i ndien emocionet në mënyrë të thellë dhe intensive, kështu që nuk është për t’u habitur që buzëqesh më pak se shenjat e tjera të zodiakut. Shumica e faktorëve që shkaktojnë trishtimin të cilin herë pas here sulmon akrepin janë vetmia, humbjet dhe ndarjet.

Sidoqoftë, është shumë e vështirë për të të pranojë se është i dëshpëruar për shkak se e tmerron fakti që dikush mund ta përdorë trishtimin kundër tij. Duhet të mësojë të kontrollojë emocionet dhe mbase t’i besojë një miku ose dikujt të afërt.


Shtuar 11.08.2021 09:58